Sporti

Lamtumirë speciale për Lahm dhe Alonson (FOTO)

05/19/2017 21:40
nga:L H

Philipp Lahm dhe Xabi Alonso nesër do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit në karrierë, si futbollistë profesinistë.

Ndeshja ndaj Freiburgut në kuadër të Bundesligës, do të jetë e fundit për kapitenin e Bayern Munichut, Philipp Lahm dhe për mesfushorin spanjoll, Xabi Alonso.

Trajneri Carlo Ancelotti ka treguar se ata do të luajnë nga fillimi, por do të zëvendësohen, për të pasur mundësi tifozët që t’i përshëndesin në mënyrën se si ata e meritojnë.

“Stërvitja e fundit me Lahm dhe Alonson ka qenë shumë emocionale. Jam krenar që kam qenë në gjendje të stërviti lojtarë të tillë”, tha fillimisht Ancelotti gjatë konferencës për media.

“Ata do të luajnë nga fillimi dhe do të zëvendësohen para se ndeshja të përfundoi, në mënyrë që ata të festojnë me tifozët”.

Krejt në fund Ancelotti tha se Lahm dhe Alonso mund të bëhen trajnerë shumë të mirë, nëse vendosin që në të ardhmen të ndjekin këtë rrugë.

05/24/2017 12:34

Konfirmohet: Bayerni në verë largon dy yje (FOTO)