Sporti

Lamtumirë Real Madrid, klubi ka gjetur zëvendësuesin e Pepes në Premierligë (FOTO)

03/20/2017 19:52
nga:L H

Real Madridi prej kohësh po kërkon në merkato pasuesin e mbrojtësit Pepe, i cili në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga “Los Blancos”.

Zëvendësuesi i portugezit mund të vijë nga Premier League, më saktësisht nga Manchester City. Sipas mediave spanjolle, agjenti i famshëm Jorge Mendes i ka propozuar drejtuesve madrilenë, argjentinasin Otamendi.

La Liga nuk është një kampionat i panjohur për 29-vjeçarin, pasi në vitin 2014-2015, ka luajtur për Valencian. Për ta transferuar do të duhet që “galaktikët” të paguajnë një çmim të kripur që e kalon 40 milionë euro.

05/23/2017 23:18

Harroni Neymarin, shikoni çfarë bën me topin blerja e re e Realit (VIDEO)