Sporti

Lamtumirë Leo Messi, Barcelona e shet argjentinasin për të transferuar këta tre yje (FOTO)

03/19/2017 15:54
nga:L H

Leo Messi mund të mos vazhdojë me Barcelonën.

Sipas mediave spanjolle dhe britanike, Barcelona mund të shes Messin, për të transferuar tre super yje në afatin kalimtar, përcjell Gazeta Blic

Tabloidi britanik “Daily Express” shkruan se Barcelona mund ta humb Messin këtë verë, pasi argjentinasi mund të transferohet te Manchester City për shumën e çmendur të 200 milionë funteve.

Messi pas fundit të sezonit do të ketë edhe një vit të mbetur në kontratën e tij te Barcelona, dhe Manchester City thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë pagë të çmendur prej 650 mijë funte në javë argjentinasit, të cilën nuk i ka ofruar klubi katalan.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, gjiganti i La Ligas ka për synim të transferojë super-talentin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, për të cilin do të duhej të paguante shumën 50 milionë funteve.

Kurse, “Goal.com” beson se në listën e yjeve të kërkuar nga blaugranët janë edhe ylli i PSG-së, Marco Verratti, dhe mbrojtësi anësor i Arsenalit, Hector Bellerin.

Kështu, besohet se klubi nga “Camp Nou” mund të konsiderojë shitjen e pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’, në mënyrë që të sigurohen të ardhurat për transferimet e Dembele, Bellerin dhe Verrattit. /Gazeta Blic/

06/24/2017 16:52

Befason Neymar, e dëshiron këtë lojtar tek Barcelona