Sporti

LAJMI I FUNDIT: ‘Përjetë’ te Barcelona (Foto)

10/06/2017 12:15
nga:Gazeta Blic

Barcelona ka rinovuar me një prej yjeve më të mëdha të klubit.

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka vazhduar kontratën e tij me klubin dhe do të qëndrojë deri në fund të karrierës te Barcelona, transmeton Gazeta Blic

Kontrata e Iniestas do të skadonte në fund të sezonit, por legjenda e klubit tani ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë ‘përjetë’ në Camp Nou.

“Andres Iniesta ka nënshkruar kontratë të përjetshme me Barcelonën këtë të premte, në një marrëveshje e cila do ta mbajë atë te klubi për pjesën e mbetur të karrierës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Iniesta iu bashkua Barcelonës 21 vite më parë, në moshën 12-vjeçare.

Që nga ajo kohë, 33-vjeçari është bërë një prej lojtarëve më të dekoruar në histori të klubit, me gjithsej 33 tituj. /Gazeta Blic/

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit