Lajme

TRONDITET PDK: Ja sa ulëse fitoi në Kuvend. Kaq ulëse fituan AAK e Nisma!

06/15/2017 14:10
nga:D.I

Gazeta Blic ka marrë vesh se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë shumë keq nga zgjedhjet e 11 qershorit. PDK e drejtuar nga Kadri Veseli ka arritur që të marrë vetëm 19 mandate në Kuvend, nga 39 sa gjithsejtë ka marrë koalicioni PAN.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve AAK, nga votat e deritashme të numëruara ka marrë 11 ulëse në Kuvend. Befasia e këtyre zgjedhjeve del të jetë Nisma për Kosovën.

Siç merr vesh Gazeta Blic Nisma deri më tani ka siguruar 7 deputetë. Ndërkohe 2 deputetë ende nuk dihet se të cilës parti do të jenë.

PDK krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, ka një rënie shumë të madhe, e cila në zgjedhjet e kaluara kishte 34 deputetë, 15 më shumë që ka aktualisht. Ndërkaq AAK kishte 12 deputetë, derisa Nisma i kishte 6 deputetë.

Ndërkaq, VV është partia e cila u rritë më së shumti në këto zgjedhje, duke e dyfishuar votën.

Pos PDK-së, edhe LDK është ajo e cila pësoi rënie të madhe në këto zgjedhje, përkundër që hyri në koalicion me AKR-në e Alternativën.

07/20/2017 14:33

Deputeti i PDK-së: Seanca të premten e ardhshme, PAN i ka votat