Lajme

LAJMI I FUNDIT: Seanca konstituive më 28 korrik!

07/17/2017 22:27
nga:Gazeta Blic

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet më 28 korrik.

Kështu kanë thënë për Gazetën Blic burime të afërta me presidencën e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, pritet që ditëve në vijim të mblidhet edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit, ku do të vendosin për seancën konstituive.

“Sipas të gjitha gjasave seanca konstituive do të mbahet më 28 korrik”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkaq, gjatë ditës këshilltari i presidentit të vendit, Ardian Arifi i ka thënë Gazetës Blic se ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca konstituive.

Ai ka thënë se me kohë do të njoftohet opinioni publik për seancën.

Ndërkohë, derisa nga PAN vazhdojnë të thonë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë, para pak çastesh është zhvilluar takimi i radhës ndërmjet drejtuesve të LVV-së dhe LAA-së për një koalicion të mundshëm.

Nga VV i kanë thënë Gazetës Blic se çka është biseduar në atë takim.

Është diskutuar mbi disa çështje programore dhe rrugën që mundëson ndryshimin e madh për vendin.” – ka thënë zëdhënësi i VV-së për Gazeta Blic,.

07/25/2017 23:33

Avdullah Hoti: Po shantazhohen deputetët nga PAN-i