Lajme

Lajmërohet Murat Meha, ja çka thotë për komisionin i cili do të matë territorin e vendit

01/11/2017 12:08
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës në mungesë të konsensusit dhe votave për demarkacionin ditë më parë pati vendosur qe të themelojë një komision i cili do të matë territorin e vendit. Nëpërmjet këtij komisioni, qeveria po synon qe të qartësohet nëse vendi ka humbur territor në bazë të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, kryetari i Komisionit Shtetëror i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha ka thënë se nuk e ka parë atë vendim dhe se nuk dëshiron ta komentojë.

‘Nuk di çka të them me tepër”, ka thënë shkurt Meha.

03/27/2017 22:39

Bajrami: Kosova fiton dyfish nëse nuk ratifikohet versioni aktual i Demarkacionit që u nënshkrua nga Thaçi!

I pyetur nëse themelimi i këtij komisioni hedh dyshime për punën e komisionit qe ai ka drejtu, Meha ka kërkuar qe të kursehet nga kjo çështje pasi ndodhej në një takim punë.

Qeveria ka ftuar përfaqësuesit e opozitës qe të dërgojnë ekspertët e tyre në këtë komision, por qe kjo ftesë është refuzuar nga ana e partive opozitare.