Sporti

Lajm i madh për Barcelonën, mësohet kur do të nënshkruajë Messin kontratën e re

07/04/2017 15:17
nga:L H

Ylli argjentinas është martuar të premten e javës së kaluar.

E ardhmja e Lionel Messit do të vazhdojë të jetë te Barcelona dhe sipas asaj që shkruan Goal, lojtari ka pranuar edhe vazhdimin e kontratës.

Aktualisht Messi është në muajin e mjaltit dhe posa të kthehet në Barcelonë, do të ulet me drejtuesit e klubit për të vazhduar bashkëpunimin.

Çështja e kontratës së Messit është diskutuar shumë këtë vit, pasi ai ka kontratë me katalanasit vetëm deri në verën e vitit 2018.

Edhe mediat në Spanjë e japin si të sigurt vendimin e Messit për të vazhduar me Barçën, të paktën deri në vitin 2022.

07/27/2017 19:10

Neymar te PSG, vjen reagimi nga UEFA