Sporti

Lajm i keq për tifozët e Bayernit

07/17/2017 17:53
nga:Gazeta Blic

Shefi ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për merkaton e klubit. Përveçse konfirmoi bisedimet me Milanin për mesfushorin Renato Sanches, ai dha edhe dy lajme të këqija për tifozët.

Këto ditë sipas asaj që shkruan faqja “Tifozët Gjermanë”, është menduar se Bayern do të bëjë dy goditje; Alexis Sanchez dhe ndoshta një sulmues i dytë i nivelit mesatar si zëvendësues i polakut Robert Lewandowski.

Fatkeqësisht, asnjëri transferim nuk do të kryhet. “Kemi folur me trajnerin dhe kemi rënë dakord që nuk do të blejmë një sulmues tjetër qendre. Lewandowski thuajse nuk dëmtohet kurrë. Nuk gjejmë dot një lojtar të mirë, që të pranojë të luajë në 5% të ndeshjeve të sezonit. Përveç kësaj, në këtë pozicion mund të luajë edhe Thomas Muller”, shpjegoi Rummenigge.

I pyetur për kilianin Sanchez, i cili është shprehur se do të luajë në Champions League, reagimi i numrit 2 të bavarezëve ishte krejt i ftohtë. “Nuk e di se çfarë ka thënë ai. Ne nuk jemi më të përfshirë”, tha legjenda e futbollit gjerman.

Lexo edhe:

10/27/2017 13:19

Zyrtare: Bayern Munich konfirmon përforcimin e ri