Showtime

Lady Gaga si Marilyn Monroe

06/19/2017 17:19
nga:A.H

Diva e muzikës pop, Lady Gaga është fotografuar e veshur me një fustan blu dhe taka të larta sapo ka dalë nga apartamenti i saj në Neë York.

31-vjeçarja kishte një ngjashmëri të madhe me aktoren e njohur, Marilyn Monroe prej mënyrës së si i kishte stiluar flokët bjonde dhe elegancës që dukej nëpërmjet fustanit me supe të zbuluara.

Ajo kishte dalë për të festuar ‘Ditën e Babait’ por ka patur gjykime për veshjen e saj. Është kritikuar për takat që nuk i përshtateshin aspak stilit, edhe pse kanë vlerë marramendëse prej 680 dollarësh.

Lady Gaga njihet për stilin e veçantë, por këtë herë duket se nuk e ka menduar gjatë kombinimin që duhet të bënte.