Showtime

Lady Gaga po vuan nga një sëmundje e rëndë

09/13/2017 13:29
nga:N S

Pak kohë më parë këngëtarja amerikane Lady Gaga deklaroi se do të tërhiqej nga muzika për disa kohë, dhe kjo si duket për shkak të një sëmundje.

Lady Gaga ka zbuluar se ajo po përballet me sëmundjen Fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje dhe butësi në zonat e lokalizuara), për të cilën ajo do të jap detaje në dokumentarin e saj të ardhshëm “Gaga: Five Foot Tëo”.

“Në dokumentarin tonë, dëshiroj të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe lidhjen e njerëzve që e kanë atë”, ka shkruar Gaga në llogarinë e saj në Twitter.

 

 

09/18/2017 11:42

Lady Gaga anulon turneun edhe në Evropë