Sporti

Kylian Mbappe dhe Marcus Rashford e ardhmja e futbollit botëror (VIDEO)

04/21/2017 15:08
nga:Y K

Nga Ylber Kelmendi

Kylian Mbappe dhe Marcus Rashford janë dy prej talentëve më të mirë nën moshën 20-vjeçare.

Anglezi Rashford është bërë i njohur vitin e kaluar kur ai debutoi në Europa Ligë në muajin shkurt, dhe shënoi dy gola përballë skuadrës daneze Midtjylland. Ai u bë lojtari më i ri në moshë tek Manchester United, që ka shënuar në garat evropiane, duke i thyer rekordin George Best.

Rashford nuk u ndal me kaq, ai debutoi në Ligën Premier përballë Arsenalit, edhe aty ai tregoi kapacitetin e tij prej një super lojtari duke shënuar dy gola në derbi, shkruan GazetaBlic.com

Ai me 27 maj në një ndeshje miqësore debutoi kundër Australisë për kombëtarën e tij Anglinë, dhe pikërisht pas tre minutave pasi që u fut në ndeshje ai shënoi gol, ashtu siç kishte bër edhe me klubin në garat evropiane dhe ato nacionale.

Rashford ka qenë pjesë e “Tre Luanëve” edhe në kampionatin evropian, dhe ka debutur në një ndeshje grupi përballë Uellsit.

Se fudmi Rashford, ishte lojtari më meritor që United mposhti top skuadrën angleze Chelsea, dhe po ashtu mbrëmë (E enjte) ai siguroi kalimin Unitedit në gjysmëfinale me një gol të bukur përballë Anderlecht.

Anglezi në 62 ndeshje për “Red Devills” ka shënuar 18 gola.

Rashford pasi nënshkruajti kontratë për Manchester United tha

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratë të re. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Manchester United, dhe loja në ekipin e parë është një ëndërr e realizuar”, tha talenti i anglez.

E pas Rashford është edhe një tjetër lojtar po çmend botën.

Fjala është për super talentin francez Kylian Mbappe, ai u bë i njohur në vitin e 2015, kur debutoi si 16-vjeçar për klubin nga principata e Monakos. 18 vjeçari debutoi me datën 2 dhjetor përballë Caen kur në minutën e 88, u fut në ndeshje në vend të portugezit Fabio Contrao.

Mbappe priti 3 muaj që të shënojë golin e parë për skuadrën e tij, ai shënoi golin e parë në muajin shkurt përballë Troyes, duke u bërë lojtari më i ri në histori të Monakos që shënon gol.

Pastaj tregolëshin e parë e shënoi në muajin dhjetor, të vitit 2016 përballë Stade Rennais, shkruan GazetaBlic.com

18-vjeçari me datën 21 Shkurt shenoi gol përballë Manchester Cityt, në nje ndeshje që Monaco u mposht 5-3, dhe u bë lojtari i dytë më i ri francez i cili realizoi gol në Champions League.

Lojtari i cili po kërkohet nga e gjithë Evropa, mori një ftesë nga trajneri i Francës dhe debutoi përballë Luxenburg, ai u bë lojtari i dytë më i ri në moshë që ka debutuar për Francën, para tij është vetëm Maryan Wisnieski.

Mbappe deri me tani në 50 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 23 gola.

Ai po ashtu ka nënshkruar kontratë me Monacon deri në vitin 2019.

Një gjë është e sigurtë të dy këta lojtarë janë një pasuri për futbollin evropian dhe atë botëror, se kush do të fitojë “Topin e Artë” i pari mbetet të shihet. /GazetaBlic.com

04/28/2017 13:05

‘80 mln Euro kushton vetëm një këmbë e Mbappe’, -Deklarata që po trazon futbollin