Cool

Ky ishte shoferi që mori dënimin e parë në botë për…(Foto)

05/14/2017 08:19
nga:M H

Walter Arnold ka qenë duke ngasr veturën Arnold Benz Motor Cariage, me 12 kilometra në orë në një rrugë në Kent të Anglisë.
Për këtë arsye, i ka shkuar pas një polic me biçikletë dhe e ka dënuar, pasi po lëvizte katër herë më shpejtë se limiti i parashikuar, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh se në vitin 1896 ishte e lejuar vozitja me vetëm tre kilometra në orë, Arnold është detyruar të paguante gjobën që tani do të ishte rreth 20 euro.

Me këtë rast, ai është bërë shoferi i parë në histori që ka tejkaluar shpejtësinë dhe ka marrë dënim për këtë rast.

Por, në të njëjtin vit, limiti është ngritur në 23 kilometra në orë, pasi makinat filluan të jenë pak më të shpejta.

12/10/2017 13:37

Kim Jong-un zbulon arsenalin e fundit kundër SHBA-së (Foto)