Cult

Ky grup i valltareve nga Ferizaji i kanë “bllokuar” dasmat shqiptare, shikojeni çfarë përformanca dhurojnë (PAMJE)

10/11/2017 11:00
nga:Y.K

Vallet zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen nga gra e burra bashkë.

Kur jemi tek vallet, në Ferizaj dhe jo vetëm të gjithë i njohin grupin e “Valltareve 05” , ky grup pa dyshim është grupi i valltareve i cili i ka “bllokuar” dasmat shqiptare me performancat e tyre mbresëlënëse, artistike shkruan Gazeta Blic

Pjesë e këtij grupi të njohur janë pesë meshkuj dhe pesë femra të cilët me performancat e tyre artistike kanë bërë për veti të gjithë.

Valltaret nga Ferizaji, përveç angazhimeve të shumta në dasma ata janë të angazhuar edhe në ditëlindje syneti, fejesa etj.

Por kjo nuk është e gjitha, valltaret kohët e fundit kanë qenë të ftuara edhe në videokilipe muzikore të këngëtareve.

Kujtomë klipin e fundit “Gjamë” të Korab Shaqirit dhe Bimmbima ishin po këta valltarë të cilët me aktrimin e tyre fantastik zbukuruan atë vidoklip.

Ne sjellim disa foto dhe video ku këta valltarë kanë shkëlqyer në vendet ku janë ftuar.