Lajme

Ky është vendimi i parë i Haradinajt: Shkarkon komisionin e Murat Mehës, emëron Shpejtim Bulliqin!

09/11/2017 17:25
nga:D.I

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit ka shkarkuar Murat Mehen dhe Komisionin Shtetëror për Demarkacion.

Kryeministria ka njoftuar se nga sot, ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion”, thuhet në njoftim.

 

 

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave