Lajme

Ky është vendi në të cilin ka udhëtuar sot Isa Mustafa!

07/11/2017 20:48
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Trieste ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanzimave të Bashkimit Evropian.

Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.

Kryeministri Mustafa do të zhvillojë takime bilaterale të nivelit të lartë.

07/27/2017 20:23

Osmani: Bisedimet e LDK-së me VV-në të intensifikohen