Lajme

Ky është urimi i Donikës për Ramush Haradinajn (Video)

03/20/2017 22:52
nga:M H

Ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi që tashmë është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka thënë se veprimet e institucioneve të Kosovës lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë me kërkesën e Serbisë, kanë qenë gjysmake dhe të zbutura.

“Në ditën e rezolutës, ne kemi kërkuar që ajo të mos zbutet sepse në versionin final, ka ardhur një pezullim i përkohshëm, ndërkohë që ne kemi kërkuar që të ketë një ndërprerje të bisedimeve me Serbinë, derisa Serbia t’i tërheq të gjitha flet-arrestet për çlirimtarët tanë”, tha ajo.

Madje, për ish-kryetarin e saj në AAK, deputetja thotë se mund të vazhdojë të qëndrojë në Francë edhe pas 6 prillit.

“Fatkeqësisht, kur ju e zbutni një rezolutë dhe kur ajo nuk ka efektet e duhura të menjëhershme, siç kemi kërkuar ne, atëherë sigurisht që qëndrimi i zotëri Haradinajt në Francë mund edhe të zgjatet. Urojmë që të lirohet”, tha ajo..

Si masë të duhur, Kadaj-Bujupi e përmend edhe propozimin që Serbisë t’i vihet embargo në mallra, që ajo të marr mësim.

 

 

11/19/2017 20:33

Kryeministri i vendit ka diçka për të thënë pas zgjedhjeve