Sporti

Ky është televizioni ku mund ta ndiqni live meçin e Haxhi Krasniqit (VIDEO)

04/21/2017 18:55
nga:L H

Të shtunën më 22 prill nga ora 22 e 30 do të transmetohet LIVE në Klan Kosova meçi i boksierit Robin Haxhi Krasniqi kundër 3 herë kampionit të botës Arthur Abraham që zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë.

Fituesi i këtij dueli do ta ketë mundësinë ta sfidojë titullin kampion bote në kategorinë super të mesme.

Të dy kanë nga 50 meçe të zhvilluara, kurse një fitore më shumë e ka kosovari Krasniqi, 46 fitore e 4 humbje, kurse Abraham 45 fitore e 5 humbje.

Adhuruesit e sportit do të mund ta ndjekin këtë meç LIVE në Klan Kosova të shtunën më 22 prill nga ora 22 e 30 kurse do të mund ta shohin të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që jetojnë në diasporë, pasi do të transmetohet dhe në rrjetin satelitor.

06/12/2017 17:29

ZYRTARE: Lajmi i madh nga Haxhi Krasniqi