Lajme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

10/08/2017 19:54
nga:Gazeta Blic

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende-vende me vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius.

Shtypja atmosferike gjatë gjithë kësaj periudhe do të shënojë ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK’së.

10/20/2017 08:17

Rikthehen shirat e temperaturat e ulëta? Ky do të jetë moti për sot