Sporti

Ky është mesazhi i Iscos për Barcelonën

10/02/2017 13:26
nga:Y.K

Futbollisti i Real Madridit, Isco, pret që skuadra e tij të kthehet së shpejti në formë.
Ai u shpreh pas sfidës ndaj Espanyolit që e rëndësishme ishte vetëm fitorja, përcjellë “Lajmi.net”.

”Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që të rikthejmë ndjenjat e fitores në shtëpi, ku nuk i kishim në disa ndeshjet e fundit. Jam i lumtur për tri pikët dhe dy golat, dhe shpresojmë që kjo do të jetë një fillim i mirë për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Isco.

”Shënimi i golit të parë ishte i mirë. Në mundësinë e parë dështova edhe pse e kisha më lehtë por kështu është futbolli”.

“Jemi duke pasur një kohë të vështirë në shënimin e golave por gjëja më e rëndësishme është që ne po arrijmë të krijomë shanse. Eshtë një aspekt që duhet përmirësuar dhe do të shënojmë më shumë në ndeshjet e ardhshme të sezonit”, shtoi ai.

 

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit