Lajme

Ky është kundër kandidati i Agim Veliut për kryetar Komune nga radhët e VV-së

08/12/2017 22:18
nga:D.I

Partitë politike tashmë kanë vendosur për emrat e kandidatëve më të cilët do të garojnë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Derisa për kryetar të Komunës së Podujevës edhe për një mandat pritet nga LDK-ja të garoj kryetari aktual, Agim Veliu, edhe Vetëvendosje ka menduar një emër për të garuar, shkruan Indeksonline.

Sipas burimeve të Indeksonline, për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes do të kandidoj Ajet Potera.

Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit u rëndit si partia e dytë më e votuar në Podujevë me 32.73%, menjëherë pas LDK-së e cila arriti të marr 39.59 të votave të elektoratit.

09/23/2017 14:07

LDK-ja mbështet Angela Merkelin në zgjedhjet e Gjermanisë