Sporti

Ky është formacioni i Argjentinës përballë Ekuadorit

10/10/2017 10:49
nga:Y.K

Kombëtarja e Argjentinës luan sonte ndeshjen e fundit për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Argjentina do të përballet me Ekuadorin, ndeshje kjo që do të jetë “jetë a vdekje” për ekipin e Sampaolit.

Trajneri argjentinas për këtë përballje planifikon të rrezikoj me formacionin, duke inkuadruar lojtarë të tjerë, ndryshe nga formacioni i ndeshjes së fundit.

Argjentina kërkon fitore nëse dëshiron kualifikimin për në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.

Më poshtë e keni formacionin e mundshëm të Argjentinës për ndeshjen që zhvillohet në orët e vona, 1 e 30.

Argjentina/ Romero; Fazio, Otamendi, Mercado; Mascherano, Di Maria, Biglia; Messi, Gomez, Benedetto, Rigoni.