Lajme

Ky është i dyshuari kryesor për plagosjen ndaj Azem Vllasit (FOTO)

03/13/2017 13:38
nga:M H

Policia ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Burimet e Indeksonline kanë treguar se i dyshuar për këtë rast është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës.

I dyshuari Murat Jashari ndodhet në arrati ndërsa policia po punon për arrestimin e tij, shkruan IO.

Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës.

Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile.

Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës.

10/18/2017 12:56

Kush është prapa jetës luksoze të Morena Tarakut?