Lajme

Kuvendi miraton rezolutën për Haradinajn, kërkohet lirimi i tij

03/09/2017 12:33
nga:G Th

Rezoluta përmes së cilës kërkohet lirimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj ka marr mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare.
Nga 79 deputetë sa ishin në sallë 78 kanë qenë pro rezolutës ndërkaq vetëm një ka qenë kundër.

Ndër të tjera rezoluta parasheh edhe pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt.

Pikat e rezolutës:

03/22/2017 14:30

Çun Lajçi midis Beogradi: Pse po mbahet në arrest Ramush Haradinaj? (Video)

Lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj të ndodh sa më shpejt dhe të konsiderohet detyre primare shtetërore.

Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.

Qeveria të kërkojë nga BE që të pastroj listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë shtetet tjera që refuzon juridiksionin e një anshëm të Serbisë