Lajme

Kush fiton Kosova apo Serbia: Fillon gara për anëtarësim në Interpol

07/15/2017 12:15
nga:F.B

Pas një seri përpjekjesh të pasuksesshme, Kosova ka aplikuar përsëri për anëtarësim në Interpol, dhe kjo mund të ndodhë në takimin e shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës, e cila do të mbahet në Pekin.

Blici serb shkruan, se megjithatë, pranimi i kërkesës nuk do të thotë anëtarësim automatik, mësohet se Serbia tashmë ka filluar lobimin kundër tek shtetet anëtare, përcjellë gazetametro.net.

Interpoli është një nga katër organizatat që Kosova ende nuk ka arritur t’i bashkohet. Në saje të aktiviteteve diplomatike të Serbisë dhe ndihmës nga vende, e veçanërisht Rusia, Kosova përveç Interpolit, nuk është ende anëtare e OKB’së, Këshillit të Europës, e as UNESCO’s.

Njoftimin për aplikim të Kosovës për anëtarësim në Interpol e ka bërë zyrtarisht të ditur ministri i brendshëm në largim, Skender Hyseni, por sipas Blicit serb, por kjo rrugë mund të jetë shumë e gjatë. Që nga viti 2010, Kosova është duke u përpjekur për t’u bërë pjesë e Interpolit, dhe hera e fundit që kërkesa u hoq nga rendi i ditës, ndodhi në muajin maj në Lion.

Tutje, kjo gazetë serbe raporton se Serbia ka formuar një grup pune të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Zyra për “Kosovë dhe Metohi”, që të pengojë sërish pranimin e Kosovës në këtë organizatë botërore të policisë.

Madje thuhet se Kosova mund të mos bëhet fare pjesë e debatit të përgjithshëm të Asamblesë që do të mblidhet në shtator në Pekin.

Në këtë organizatë, e cila ka 186 vende anëtare, Kosova edhe nëse bëhet pjesë e rendit të ditës, nuk do të thotë se automatikisht bëhet pjesë e Interpolit.

Për dështimin e pranimit të Kosovës në Interpol, serbët po motivohen edhe nga votimi për rishqyrtim të pranimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, ku 70 vende votuan pro dhe 70 kundër.

Ndërsa, për pranim në Interpol, Kosovës i duhen votat e dy të tretave të vendeve anëtare. Kurse, Serbia tanimë ka filluar lobimin përmes Rusisë, dhe vendeve të tjera, si Kina, Brazili dhe shtetet afrikane.

09/23/2017 22:25

Behgjet Pacolli, super optimist për anëtarësimin e Kosovës në OKB!