Gruaja e Sulltanit Erdogan
Lajme

Kush është gruaja e Sulltanit Erdogan- lavdëron haremet dhe gjuan para të majme në “shopping” !

04/20/2017 18:36
nga:Gazeta Blic

Pavarësisht nga provat masive për shpenzime të tepruara, Emine Erdogan pretendon se jeton si një grua modeste dhe kursyese.

Edhe pse fotografitë e shumta e mohojnë, gruaja e presidentit turk Erdogan, pretendon se jeton një jetë modeste në përputhje me vlerat strikte myslimane, transmeton Gazeta Blic.

Megjithatë, Emine Erdogan është shpenzuese pothuajse obsesive. Asaj i pëlqen të blej rroba të shtrenjta, gjëra antike, këpucë të shtrenjta. Derisa burri i saj ka qenë në bisedime për krizën e emigrantëve, ajo mbylli qendrat e shtrenjta tregtare që zonja e parë e Turqisë të bëjë një blerje në qetësi.

Ajo bleu pesë orë, u ndal trafiku

Ajo e bëri këtë në Bruksel . Ajo bleu pesë orë, dhe madje për një orë paralizoi trafikun në qytet, transmeton Gazeta Blic. Në Varshavë në panairin e antikes në një pasdite ka shpenzuar 37,000 paund. Në Greqi ishte diçka më modeste. Bleu shtatë palë këpucë me një zbritje prej 15 për qind, 850 euro.

Edhe gjatë një vizite në Kroacisë ‘e shkatërroi’ tregun SAMOBORSKA. Ajo bleu 30 vezë, 30 kilogram mish pule, djathë dhe shumë fruta dhe perime.

Autoritetet turke, natyrisht, janë përpjekur për ta “hekurosur” imazhin e saj kështu që ajo në letra të paraqitet si kursimtare dhe amvise e përkushtuar.

Por harruan ta fshehin se Emine dhe burri i saj në pallatin prej 600 milionë euro me 1,000 dhoma preferojnë të pijnë një çaj të veçantë prej 1,800 euro për kilogram. E pinë atë nga një filxhan prej ari që u kushtoi rreth 300 euro, transmeton Gazeta Blic.

Muret e pallatit janë dekoruar me letër mëndafshi që kushtonë rreth 2.800 euro për një rrotull, ka rreth 400 dhoma me dyer të dyfishta të cilat kanë një kosto prej 42.000 euro. Vetëm energji elektrike vjetore konsumuan mbi 5 milion dollarë.

U largua nga shkolla para diplomimit

Emine 62-vjeçare ka lindur në Üsküdar, pjesë e Stambollit. Me origjinë arabe, fëmija më i ri dhe vajza e vetme në një familje me pesë fëmijë. Nga “Art School Mithat Pasa Aksam” u largua para diplomimit.

Me burrin e ardhshëm ajo u takua në aktivitetin mbështetës të “Shoqatave të grave idealistë” ku ajo ishte anëtare, dhe ata u martuan në korrik të vitit 1978.
Miqtë e përshkruajnë atë si një grua të fortë, inteligjente dhe të mprehtë që i pëlqen të lexoj, dëgjon muzikë klasike turke, dhe në publik gjithmonë vesh një hixhab.

Deklaratat që tronditën

Përveç shpenzime të tepruara të tij, Emine provokon vëmendje dhe me deklaratat e saj. Ajo një herë se haremët e sulltanëve osmanë kanë qenë shkolla për anëtarët e dinastisë dhe institucione arsimore që i kanë përgatitur gratë për jetën.

Erdogan është përndryshe një nga zyrtarët më së miri të paguar në botë, por pasurinë e ka fituar duke investuar në aksione dhe pasuri të patundshme. Në pronësi ka disa restorante dhe një klub futbolli në Ankara, si dhe ka – vodka të tij. Magazina “People with money”, kohët e fundit e ka vënë atë në vendin e parë në listën e politikanëve më së miri të paguar, e që llogariti të ardhurat e tij në 58 milionë dollarë.

10/16/2017 14:45

Shpërthim në Turqi, vriten 2 ushtarë