Lajme

Kurti thotë se Haradinaj nuk do të mund të bëhet kryeministër (VIDEO)

06/13/2017 20:14
nga:M H

Albin Kurti sot ishte në qejf kur doli para gazetarëve.

Ai madje ishte edhe gjeneroz kur iu bëri ftesë publike deputetëve të PAN-it dhe atyre të LDK-së, AKR e Alternativës që t’i bashkangjiten në formimin e Qeverisë së re, njofton Klan Kosova.

Figura kryesore në Lëvizjen që kurrë nuk pati pushtet në nivel qendror, thotë se bashkimi politik PDK-AAK-NISMA, që sipas rezultateve të KQZ-së janë të parët s’do mund të bëjnë ekzekutivin.

Rjedhimisht Kurti refuzon mundësinë se rivali nga PAN, Ramush Haradinaj do jetë kryeqeveritar.

 

11/24/2017 11:36

Çfarë thotë Haradinaj për arrestimin e deputetëve?