Debat

Kur shkatërrimi nuk është fundi!

06/15/2017 15:34
nga:Bekim Bytyqi

Ke marrë votën time që të bësh diferencën, për të qenë mbi palët dhe për t’i dhënë fund përçarjes së mëtutjeshme të LDK-së! Sepse, Ti e di se LDK gjendet në këtë pozitë sot, si pasojë e pseudo-zgjedhjeve që bëri mbrenda saj. Se ato zgjedhje bënë që LDK të ndahet në grupe. Se ato zgjedhje vranë votën demokratike dhe mendimin e lirë mbrenda LDK-së.

Se ato zgjedhje bënë që të rinjtë të humbasin besimin tek LDK. Se mohimi i së drejtës për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, bëri që në krye të shumë Degëve të LDK-së, të zgjidheshin njerëzit e gabuar! Se kuvendet në errësirë, pakuorum dhe jotransparentë ishin karikaturë e deformuar e demokracisë. Se ato zgjedhje ishin çoroditje e LDK-së.

Që LDK më në fund të bashkohet është eksluzivishtë detyra jonë!

Andaj, ne e kemi të qartë drejtimin tonë. Që LDK ti kthehet rugovizmit me të cilin jemi rritur bashkë. Që LDK të angazhohet jo vetëm për të marrë pushtet, por të jetë aty për të zgjidhur çështje të mëdha. Që LDK të sillet si parti e madhe dhe historike, larg filozofisë disfatiste. Që LDK të fitojë, jo si pasojë, por si vlerë. Që meritokracia mbrenda LDK-së, të mos trashëgohet, e as të falet, por ajo të fitohet.

Duam që të gjithë së bashku, ashtu të përbashkuar të bëjmë LDK-në që duam. Të respektojmë vullnetin e elektoratit tonë, dhe të bëjmë LDK-në, që ata duan. Ndryshe nëse edhe kësaj rradhe nuk arrijmë ti heqim shqelmin nga fyti, që të marrë pak ajër, herës tjetër mund të jemi duke shkuar drejtë diçkaje nga e cila të gjithë janë duke u larguar!

Të lejojmë që demokracia mbrenda LDK-së, të lëvizë levat e saj ashtu siç do ajo, dhe të vetqëndiset poashtu si do ajo! Andaj ne të ftojmë të na prish në këtë garë në të cilët nuk mund ketë humbës, por vetëm fitues!