Geek

Kujdes, Google përcjell çdo hap tonin

04/17/2017 12:35
nga:D.I

Nëse nuk regjistroni çdo moment dhe çdo minutë në rrjetet shoqërore, me siguri nuk e dini se çfarë keni bërë më 16 prill 2015, ose në cilin restorant keni darkuar më 29 nëntor 2016.

Por, janë gjithherë e më të mëdha shanset që Google t’i dijë këto të dhëna. Lokacioni i historisë- Location History- është funksioni i vendosur për përdoruesit në llogarinë e Google-s, ndërsa ata që shqetësohen për sigurinë e tyre duhet ta shkyçin këtë funksion.

Location History është ajo për të cilën tregon edhe vetë emri- historiku i lokacioneve që ka vizituar përdoruesi dhe të cilat janë përcjellë me ndihmën e GPS në telefon, me vite të tëra.

Kur të krijoni llogarinë në Google ose të keni blerë telefon të ri, shërbimi me siguri se do t’ju pyes që të aktivizoni edhe Google Location History.

Ata të cilët janë të brengosur për siguri në e tyre dhe përcjelljes së lokacioneve nga ana e inteligjencës artificiale, ndërsa nuk dëshirojnë në tërësi ta çaktivizojnë Location History, mund të vendosin për shuarjen e lidhjeve specifike në Timeline. Kjo mund të jenë udhëtime individuale ose vizita, ose për ditët për të cilët nuk dëshironi që Google t’i dijë.

Funksioni mund të çaktivizohet në tërësi, vetëm shtypni “pauzën” në anën e majtë të poshtme në këndin e Timeline dhe mbajeni të shuar, ose çaktivizoni funksionin në seetings të telefonit. Aty është edhe opsioni i fshirjes së komplet historisë dhe lokacioneve që keni vizituar, transmeton KosovaPress.

Duhet theksuar se bllokimi i funksionit Google Location History nuk do të parandalojë Google të ketë qasje në të dhënat për lokim kur kjo i nevojitet shërbimit ose kur shërbimi Google dëshiron të ketë qasje.

09/16/2017 08:04

Paditet “Google”, ja çfarë akuze është ngritur ndaj saj