Lajme

Kuçi: I kemi votat për Qeveri, do t’i bëjmë ftesë zyrtare LDK-së

06/16/2017 19:52
nga:M H

Sekretari i përgjithshëm i AAK’së, Blerim Kuçi, ka deklaruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve, ata do t’i bëjnë ftesë zyrtare për bashkëqeverisje Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai për RTK’në ka thënë se qysh tash koalicioni PAN i ka votat për votimin e Qeverisë Haradinaj, por sipas tij po bëhen përpjekje që të ketë një qeveri më shumë numra.

Ai tha se qysh në rastin e parë Haradinaj do të votohet si kryeministër dhe nuk do të ketë nevojë për mandatar të dytë.

Kuçi tha se duhet kuptuar deklaratat e tashme të LDK’së pasi që situata është e tillë, por me kalimin e ditëve gjërat do të qartësohen dhe shpreson që do të ketë një përgjigje pozitive nga LDK’ja.

Ai tha se jo formalisht qysh tash ka kontakte dhe sinjalet sipas tij nuk janë të këqija.

Kuçi tha se Haradinaj ka raporte të mira edhe me AKR’në dhe kryetarin e kësaj partie Behgjet Pacollin, dhe shpreson që edhe nga ai të ketë reflektim pozitiv.

07/25/2017 22:45

PDK i përgjigjet Mustafës: Mos u bëjë presion deputetëve