Sporti

Kualifikim historik për FC Kosovën

08/13/2017 18:05
nga:Gazeta Blic

Kosova e Zurichut ka shënuar edhe një tjetër sukses historik në futbollin zviceran, shkruan albinfo.ch.

Kosova ka triumfuar për 1/32 e Kupës së Zvicrës ndaj Beroche-Gorgier me rezultat 4:1, duke u kualifikuar kështu në rrethin e ardhshëm.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në atë të dytë, dy skuadrat shënuan nga një gol për të shkuar në vazhdime.

E, në vazhdime, Kosova ishte fantastike, madhështore dhe e jashtëzakonshme, duke shënuar edhe tre gola dhe duke siguruar kualifikimin historik në rrethin e ardhshëm, ku mund të përballet me kundërshtarë shumë më të fortë.

Kualifikim historik për FC Kosovën