Lajme

Kryeziu – Kryeministrit Mustafa: Ktheje në pikën zero Demarkacionin me Malin e Zi!

04/20/2017 20:27
nga:Gazeta Blic

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duhet ta rikthej në pikën zero marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi dhe të krijoj një komision tjetër kredibil për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo pasi që siaps Kryeziut, nisja e hetimeve ndaj kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kosovës Murat Meha, nën dyshimet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare ka ulur kredibilitetin dhe profesionalizmin e këtij Komisioni, raporton GazetaBlic.com

“Profesionalizmi dhe kredibilititeti edhe ashtu i diskutueshëm për më shumë se dy vite i versionit aktual të demarkacionit, sot, ka pësuar dhe një devalvim, edhe tani më është i pa besuar jo vetëm për ekspertët e fushës, por dhe për laiket”, ka shkruar Kryeziu në një postim në rrjetin social Facebook.

Më poshtë ua pasqyrojmë reagimin e plotë:

Kryeministri, duhet të hedh poshtë versionin aktual të demarkacionit, edhe të krijoj një komision tjetër kredibil.
Profesionalizmi dhe kredibilititeti edhe ashtu i diskutueshëm për më shumë se dy vite i versionit aktual të demarkacionit, sot, ka pësuar dhe një devalvim, edhe tani më është i pa besuar jo vetëm për ekspertët e fushës, por dhe për laiket.
Komisioni aktual dhe profesionalizmi i tij është i pa vlerë, i pa besueshëm, i pa integritet edhe më së paku me etikë që të trajtojë çështje të rëndësisë shtetërore, deri sa kryetari i këtij komisioni z.Murat Meha ka aktakuzë dhe dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
p.s. Prokurori publik, i analizon të gjitha të mbledhurat e hetimit dhe në bazë të tyre e ngritë aktakuzën përkatëse. Prandaj, të pa nevojë janë arsyetimet, reagimet e sqarimet publike te bëra nga Agjencioni Kadastral i Kosovës. Është e dëshirueshme dhe e obligueshme që në institucionet e drejtësisë të dokumentojë pafajësinë, të kundërtën e aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të ngritur ndaj shefit të saj z. Murat Meha edhe dy të tjerve.

09/24/2017 22:08

Mustafa uron Merkelin: Kosova dhe LDK krenohen me suksesin tuaj