Kryeministri Mustafa
Sporti

Kryeministri Mustafa me një lajm të mirë për xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova!

04/20/2017 19:34
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa konsideron se me ndarjen e medaljes së Artë për xhudisten Majlinda Kelmendi dhe atë të Bronztë për Nora Gjakovën në Kampioatin Evropian në Poloni, vendi është rikthyer në majat e sportit evropian.

Duke uruar xhudistët për këtë fitore, kryeministri Mustafa bëri me dije se Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, raporton GazetaBlic.com

“Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, e cila do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, ku do të stërviten kampionet tona aktuale si dhe brezat e rinj të xhudistëve të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Presidenti Thaçi uron kampionen Majlinda Kelmendi (FOTO)

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se xhudistja Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tjera po i sjellin Kosovës lajme të mirë, gëzime të madha dhe momente krenarie.

“Me medaljen e sotme të artë, ajo shënoi hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në Facebook.

Xhudistja kosovare, Kelmendi ka rikonfirmuar edhe një herë se është e paprekshme në kategorinë e saj në këtë sport.

Kryeministri Mustafa me një lajm të mirë për xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova!

Ajo ka triumfuar përsëri sot në finalen e Kampionatit Europian që u mbajt në Poloni.

Kampionja olimpike nga Kosova, në finale në kategorinë 52 kilogramë ka mposhtur xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova me Ippon.

07/20/2017 18:27

Mustafa, McCain-it : Në emër të Kosovës Kosovës ju dëshirojnë shërim të suksesshëm!