Lajme

Kryeministri Haradinaj arrin marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade (FOTO)

09/13/2017 18:59
nga:D.I

Kryeministri Haradinaj ka arritur marrëveshje me banorët e Shipitullës e Hades, raporton Gazeta Blic. 

“Në bisedë me delegacionet e të dyja fshatrave të Komunës së Obiliqit, kryeministri Haradinaj ka arritur pajtueshmërinë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade.
Njëkohësisht është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kreyministrit.

Ky është njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdoi sot takimet me delegacionet e fshatrave Shipitullë dhe Hade, me të cilët një ditë më parë pati zhvilluar bisedat gjatë ditës deri në orët e vona të natës në Obiliq.

Kryeministri Haradinaj ka dëgjuar shqetësimet dhe problemet e delegacioneve të dy fshatrave të Komunës së Obiliqit për çështjen e shpronësimit të pronave të pasura me thëngjill, të domosdoshëm për furnizimin e rregullt të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në bisedë me delegacionet e të dyja fshatrave të Komunës së Obiliqit, kryeministri Haradinaj ka arritur pajtueshmërinë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade.
Njëkohësisht është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo marrëveshje mundëson që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Përveç kësaj Kosova mbi të gjitha përfiton, meqë një nga problemet e qytetarëve të saj është zgjidhur në harmoni të plotë me kërkesat e tyre.

 

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)