Sporti

Kroos shokon Realin, kalon te gjiganti italian? (FOTO)

07/16/2017 17:48
nga:L H

Toni Kroos ka filluar të kërkohet nga Interi.

Tifozët e Interit dhe drejtuesit zikaltër me në krye trajnerin Luciano Spallettin po presin me padurim përforcimin e skuadrës duke parë se edhe “kushërinjt” e tyre, Milan, janë treguar të papërmbajtshëm në këtë aspekt.

Sipas mediave italiane, 18-herë kampionët e Italisë po vonojnë në goditjet e tyre pasi interesohen për lojtarë të një kalibri të lartë dhe nuk duan të nxitohen për të bërë gabime që më pas mund të pendohen.

Në listë për mesfushën është belgu i Romës Radja Nainggolan i cili do përforconte shumë zikalëtrit, por së fundmi sipas “mediaset” dhe gazetës spanjolle “AS” drejtori sportiv i Interit Valter Sabatini është hedhur në sulm për të transferuar gjermanin e “Los Blancos” Toni Kroos.

Ylli i madrilenëve është një nga pikat kyçe të ekipit të Zinedine Zidane dhe për këtë arsye do jetë tepër e vështirë për t’a shkëputur, por sipas një deklarate të Sabatini-t “Inter po kërkon lojtarë të këtij kalibri dhe nuk do të ishte çudi”.

09/20/2017 12:30

Hysaj në Juventus, Real Madrid ose PSG