Sporti

Krizë e madhe te Barcelona, shikoni çfarë kanë bërë Messi e Neymar

04/21/2017 18:25
nga:L H

Lionel Messi dhe Nyemar raportohet se kanë refuzuar të marrin pjesë në stërvitjet me klubin këtë javë.

Gjiganti spanjoll u eliminua nga UEFA Liga e Kampionëve të mërkurën në duart e liderit në Serie A, Juventusit.

Barcelona dështoi për tu rikthyer nga disavantazhi 3 me 0 që pësoi në ndeshjen e parë të çerekfinales të zhvilluar në Torino. Sidoqoftë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Messi, Neymar dhe Luis Suarez janë të inatosur me trajnerin Luis Enrique.

Treshja kanë ndalur së foluri me trajnerin e Barcelonës dhe nuk do i nënshtrohen më pas eliminimit nga Juventusi.

Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu se Messi dhe Neymar nuk janë stërvitur madje me bashkëlojtarët e tyre në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar dje.

Yjet dëshirojnë t’i shmangen Enriques, i cili do të largohet nga ‘Nou Camp’ gjatë verës.

07/20/2017 15:37

Messi dhe Suarez kërkojnë shitjen e Neymarit