Lajme

Krasniqi: Qeverinë e bën Haradinaj, nuk do të ketë mandatar të dytë

06/15/2017 17:20
nga:M H

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një emision të drejtpërdrejtë në Tribuna Channel, deklaroi se qeveria e Kosovës do të formohet nga koalicioni PAN dhe sipas tij nuk do t’i vijë radha mandatarit të dytë.

Krasniqi tha se partitë politike kanë të drejt të bëjnë deklarime e interpretime, mirëpo nuk do t’i vijë radha e mandatarit të dytë.

Tutje ai përmendi situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vitin 2014, Krasniqi tha se vendi ynë ka qenë peng i qëndrimeve të tilla në vitin 2014 dhe se ajo situatë i ka sjell Kosovës humbje në ekonomi si dhe tërheqje të intervestitorëve.

Koalicioni PAN në zgjedhjet e 11 qershorit është renditur subjekti i parë politik më i votuar, me 33.98 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje është renditur si subjekti i dytë me 27.12 për qind të votave.

Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.74 për qind të votave.

10/18/2017 23:17

Ramush Haradinaj: Istog, Gani Dreshaj mundësia e jetës për ju, mos e lëshoni! (Video)