Lajme

Krasniqi: Qeveria e ardhshme do të marrë vendime të mëdha për vendin

06/16/2017 19:22
nga:M H

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,  përmes një shënimi në Facebook ka falënderuar qytetarët e Kosovës që e kanë votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai  ka thënë se besimin që ia kanë dhënë qytetarët e bënë të jetë i privilegjuar. Krasniqi po ashtu ka bërë me dije se Qeveria e ardhshme do të marrë vendime të mëdha për vendin.

Shënimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dëshiroj të ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen tuaj të fuqishme edhe në këtë proces zgjedhor. Besimi që më keni dhënë me votën tuaj në këto zgjedhje është privilegj, por para së gjithash është një përgjegjësi më shumë për t’i shërbyer vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.

Në të gjitha angazhimet e mia publike të deritashme jam përpjekur që të punoj me përkushtim dhe me nder dhe të njejtën do ta bëj edhe në të ardhmen. Jam i bindur se Qeveria e ardhshme do të punoj shumë për realizimin e zotimeve tona të përbashkëta. Kjo do të jetë një Qeveri e vendimeve të mëdha për vendin, që do të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe integrimin tonë në Evropë.

Na priftë e mbara!

09/24/2017 18:37

PDK e përkrah fuqishëm Jasharin, thotë se Vetëvendosje po mundohet t’i hutojë qytetarët