Sporti

Kosovë – Letoni, ndeshja luhet në stadiumin “Adem Jashari”

10/13/2017 10:37
nga:Gazeta Blic

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës të Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova do të luajë pas një viti e gjysmë ndeshje miqësore, ndërsa kundërshtari i radhës do të jetë Letonia.

Ndeshja do të luhet në Kosovë, më saktësisht në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ku pritet të mblidhen mijëra tifozë.

Ka qenë pikërisht shtëpia më e madhe e futbollit kosovar e cila ka bërë zyrtare këtë takim që do të zhvillohet më 13 nëntor.

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Letonisë kanë arritur sot marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtareve të dyja vendeve”.

“Miqësorja Kosovë – Letoni, do të zhvillohet më 13 nëntor, 2017, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”.

“Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Miqësoren në fjalë e ka zyrtarizuar edhe Federata e Letonisë përmes falës së saj zyrtare në rrjetin social Twitter.

11/30/2017 22:16

Edon Zhegrova super talenti i Genkut, nuk e di pse nuk po ftohet nga Kosova