Lajme

Kosova së shpejti me reciprocitet ndaj targave të Serbisë

06/16/2017 19:41
nga:M H

Marrëveshja e vetme ku Kosova do të përdorte reciprocitetin e saj ndaj Serbisë, ajo për targat, ende nuk po zbatohet.

Delegacioni kosovar arriti që të vendosë parimin e reciprocitetit në tabelat e automjeteve të Serbisë, e cila vendoste tabelat “prova” në mënyrë të njëanshme ndaj veturave me regjistrimin RKS.

Por, pavarësisht që nënshkrimi i saj ndodhi më 14 shtator të vitit të kaluar dhe jetësimi do të duhej të niste në nëntorin e po atij viti, vetëm në këtë qershor, Ministria e Brendshme ka nisur procedurat e prokurimit, për t’i blerë ngjitësit e bardhë, që do të vendosen në tabletat e shteti serb.

Pa dhënë shumë detaje, Ministria e Brendshme nëpërmjet një komunikimi elektronik ka bërë të ditur se: “Me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, MPB-ja ka filluar proceduarat e tenderimit për vendosjen e letër ngjitëse apo “stikersave’’, në tabelat e automjeteve të lëshuara nga Republika e Serbisë. Ne kemi përzgjedhur kompaninë që shumë shpejt pritet të na furnizojë me këtë letër ngjitëse”, bëhet e ditur nga kjo ministri.

06/24/2017 09:13

Video-përmbledhje e Vuçiqit si president