Lajme

“Kosova larg mbylljes së hendekut gjinor”

03/20/2017 16:03
nga:M H

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se Kosova është ende larg për ta mbyllur hendekun gjinor.

Këto komente ish-udhëheqësja e shtetit I bëri me rastin e fillimit të “Javës së Gruas” në Prishtinë.

“Sipas të dhënave, 60% e të diplomuarve në universitetet në Kosovë janë femra. Por, vetëm 21% e femrave kërkojnë punë krahasuar me 61% të mashkujve”.

“Ky raport është goxha shqetësues edhe kur bëhet fjalë për pozita të larta në sektorin publik, menaxhment, apo në legislativ ku vetëm një në gjashtë persona që kanë pozita udhëheqëse në këto fusha është grua. Mosbarazi edhe më e madhe ekziston në përbërjen e qeverisë së Kosovës, ku vetëm 10% e ministrive udhëhiqen nga gratë”.

“Pjesëmarrja e grave në sektorin e sigurisë është poashtu tejet e ulët. Vetëm 14% e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra, ndërsa vetëm 9% e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë femra.

“Këto shifra flasin për një nevojë shumë të madhe për t’i fuqizuar më shumë gratë në vendin tonë, sepse gratë historikisht kanë qenë pjesë e rëndësishme e procesit shtet-bërës në Kosovë”.

Jahjaga u shpreh më tutje se krenohet me suksesin e ambasadoreve të nderit, Majlinda, Rita, Dua, Era, Nora, që po e bëjnë Kosovën kampione.

“Ato nuk po i harrojnë rrënjët e tyre dhe e bëjnë të dukshëm shtetin e tyre në hartë dhe e bëjnë flamurin të valojë aty ku nuk e presim”.

Sipas saj, gratë kosovare në përgjithësi kanë dëshmuar se janë uftëtare të zellshme dhe se do t’i kërkojnë pa pushim të drejtat e tyre.

“Gratë në politikë, e kanë dëshmuar se janë më të forta se sa sulmet që ju bëhen për shkak të pamjes, veshjes dhe statusit martesor”, ka përfunduar ajo, transmeton Klan Kosova .

08/19/2017 17:50

Daniel Serwer: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës