Lajme

Kosova e Kroacia, vende mike

03/17/2017 12:40
nga:M H

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, me ftesë të nënkryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Miljan Brkic, ka vizituar Parlamentin e Kroacisë, njofton kumtesa ministrore.

Ai me këtë rast është pritur nga nënkryetari i parlamentit dhe përfaqësuesit e disa grupeve parlamentare, si: Miro Kovaç, kryetar i Komisionit Parlamentar për punë të jashtme, Josip Boric, nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Planifikim Hapësinorë dhe Ndërtim, Damir Felak, anëtarë i Komisionit Parlamentar për Çështje Detare, Transport, Infrastrukturë, dhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për Turizëm, Vlasta Milic anëtarë i grupit Parlamentar për Financa si dhe deputeten shqiptare Ermina Lekaj-Perljaske, kryetare e grupit parlamentar për komunitete.

Shala me këtë rast ka “Kroacia është dera e parë e Kosovës, drejt Evropës, prandaj përvojat e saj në kompletimin e legjislacionit evropian përgjatë procesit të integrimeve janë më se të nevojshme”.

Nënkryetari i Parlamentit të Kroacisë, Miljan Brkic ka thënë që Kosova është vend mik i Kroacisë me të cilin na lidhin shumë çështje të interesit të përbashkët përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë komuniteti shqiptarë në Kroaci për ndërtimin e themeleve të shtetit kroat.

06/28/2017 10:04

Serbët ia ‘mësyjnë’ Kosovës për “Vidovdan”