Lajme

Konstituohen tri komisione parlamentare

10/10/2017 07:23
nga:M H

Tri komisione parlamentare kanë mbajtur të hënën mbledhjen konstitutive

Komisionet që janë konstituuar janë: ai për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme do të jetë Haxhi Shala, kurse komisioni do t’i ketë edhe 9 anëtarë të tjerë. Zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni do të jetë Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse zëvendëskryetar i dytë, Zoran Mojsiloviq nga Lista Serbe.

Në këtë takim është diskutuar rreth raportimit të ministrave në këtë komision, ku është vendosur që javën e ardhshme të ftohet ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

 

 

12/10/2017 20:42

Mos prisni: Liberalizmi i vizave nuk është çështje javësh