Cult

Konferenca shkencore ‘Anton Pashku shkrimtar’ nesër në BKK

05/17/2017 09:51
nga:Gazeta Blic

Hapja e konferencës bëhet në ora 10:00 dhe me këtë rast një fjalë rasti do ta mbajë edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ nesër mbahet konferenca shkencore ‘Anton Pashku shkrimtar’, shkruan KultPlus.

Hapja e konferencës bëhet në ora 10:00 dhe me këtë rast një fjalë rasti do ta mbajë drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, për të vazhduar me fjalën e drejtores së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë Persida Asllani.

Sesioni shkencorë përfshinë emra të studiuesve si: Sabri Hamiti, Brunilda Tahiri, Persida Asllani, Anton N. Berisha, Gazmend Krasniqi, Erenestina Halili, Besim Rexhaj, Arian Krasniqi, Albanë Mehmetaj, Agron Gashi e të tjerë.

Konferenca mbahet në amfiteatrin e madh të BKK-së, duke filluar nga ora 10:00.