Konferenca e parë e Trumpit: Mendoj se Rusia qëndron pas hakimeve (Video)

11 January 2017, 17:54

Konferenca e parë e Trumpit: Mendoj se Rusia qëndron pas hakimeve (Video)

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka dënuar pretendimet e shërbimeve inteligjente për siç thotë ai, përhapjen e lajmeve të rrejshme se Rusia e ndihmoi gjatë fushatës

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donlad Trump e ka mbajtur konferencën e parë në Nju Jork në të cilën ka thënë se “mendon se Rusia qëndron pas hakimeve”.

“Është mirë të jem me juve”, ka thënë Trump dhe ka theksuar se ka dashur të mbajë konferenca për media për çdo ditë, por nuk janë mbajtur pasi që “ka pasur shumë lajme të pavërteta”.

Përveç kësaj, Trump në fillim të konferencës për media i ka falënderuar ato media që nuk kanë publikuar “budallaleqe të cilat ndoshta i kanë publikuar agjencitë informative”, transmeton lajmi.net.Në pyetje rreth skandalimit të hakimeve, Trump ka është përgjigjur se “mendoj se këtë e ka bërë Rusia”.Në pyetjen rreth raporteve të tij me Rusinë, ai ka thënë se “nëse Putinit i pelqën Trumpi, atëherë kjo është përparësi, jo mangësi”.

Trump e krahason CIA-n me shërbimet e HitleritTrump ka reaguar fuqishëm ndaj pretendimeve se Rusia ka ndikuar në fitoren e tij, duke thënë se “Moska asnjëherë nuk ka tentuar të më përdor mua”, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Ai ka dënuar pretendimet e CIA-s dhe i ka krahasuar ato me shërbimet e Hitlerit, duke pyetur: A jemi duke jetuar në Gjermaninë Naziste? Ndikimi është mohuar edhe nga Moska zyrtare.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika