Fit&Sexy

Kombinimet e barërave dhe ushqimit të cilët mund të ju vrasin

03/20/2017 10:41
nga:A.H

Nëse ndodheni në trajtim të gjëndrrës tiroide, shmangni arrat. Ja përse!

Të gjithë e dime se alkooli dhe barërat nuk guxojnë të përzihen, por çka me ushqimin?
Ushqime të caktuara mund të ndikojnë në efektin e disa barërave. Kur mjeku ju përshkruan një barë të caktuar, menjëherë konsultohuni me të se çka guxoni të hani, dhe çka jo, sepse ka kombinime të cilët mund të bëhen shumë të rrezikshëm!

Shikoni këtë listë për të gjetur se cilat ushqime duhet të shmangen në varësi të terapisë:

Nëse përdorni barëra për tensionin e lartë të gjakut
Shmangni bananet. Këto barëra mund të rrisin nivelin e kaliumit, i cili natyrisht është i mirë për ne, por në sasi shumë të mëdha mund të shkaktojë komplikime të ndryshme të zemrës, duke përfshirë punën e çrregulluar dhe shpejtuar të zemrës. Ushqime tjera të pasur me kalium janë perimet me gjethe, portokajt dhe zëvendësuesit e kripës.

Nëse përdorni antibiotik
Shmangni produktet e qumështit. Përmbajtja e lartë e kalciumit në produktet e qumështit mund të pengojë absorbimin e rregullt të antibiotikëve, dhe si rezultat, ato janë më pak efikas. Në fakt, barërat duhet ti merrni rreth dy orë para ushqimit që të absorbohen mirë.

Nëse përdorni barëra kundër infeksioneve bakteriale
Shmangni produktet e mishit të thatë! Ky ushqim përmbanë tiramin, aminoacid, i cili mund të shkaktojë ndryshime në tensionin e gjakut. Ky aminoacid ndodhet në ushqim të tymosur, fermentuar, salçiçe, sallamë, suxhuk dhe djathrat e përpunuara. Gjithashtu ndodhet edhe në banana, avocado, çokollatë dhe alkool.

Barërat për rregullimin e kolesterolit
Nuk e durojnë grapefruit-in dhe lëngun e grapefruit-it, sepse në kombinim me barërat mund ta rrisin qarkullimin e gjakut, gjë që ju bën më të ndjeshëm ndaj ndikimeve anësore, kurse më e shpeshtë është dhimbja e këmbëve. Mund të shkaktohen komplikime edhe kur merrni disa barëra tjerë, më së miri është të konsultoheni me mjekun.

Nëse merrni barëra për zemër

Shmangni jamballin (lat. Glycyrrhiza glabra). Rrënja e ëmbël përmbanë glycyrrhizin i cili në kombinim me digoxinën mund të shkaktojë çrregullimin e punës së zemrës, ndonjëherë madje edhe komplikime serioze. Jamballi gjithashtu frenon efektin e disa barërave, siç janë barnat për tensionin e gjakut, hollimin e gjakut, barnave kundër dhimbjeve dhe kontraceptive.

Nëse përdorni antikoagulantë
Shmangni lëngun e boronicave të kuqe. Disa studime kanë treguar se njerëzit që pijnë lëng boronice të kuqe, dhe me të marrin edhe antikoagulantë – barëra për parandalimin e koagullimit të gjakut, kanë gjak ndjeshëm të holluar, që mund të shkaktojë komplikime serioze.

Barërat për hollimin e gjakut
Nuk shkojnë në kombinim me spinaqin. Spinaqi dhe perimet tjera me gjethe përmbajnë vitaminë K i cili mund të pengojë barërat për hollimin e gjakut dhe antikoagulantët, duke i bërë më pak efikas, kurse gjithashtu rrisin mundësinë e koagullimit. Duhet ti shmangni lakrën jeshile, brokoli, dhe perimet tjera të gjelbërta të errët.

Nëse përdorni barëra për gjëndrat tiroide
Harroni arrat. Bashkë me ushqim tjetër me fibra bimorë, si miell soje, arrat mund të pengojnë trupin tuaj që t’i absorbojë mirë këto barëra. Në fakt, shumë mjek rekomandojnë marrjen e këtyre barërave para gjumit, ashtuqë trupi juaj ka mjaft kohë për absorbimin e kimikateve.