Sporti

Kombëtarja kryen stërvitjen e parë para ndeshjes me Italinë, këto ishin tri mungesat e mëdha

03/20/2017 19:39
nga:Gazeta Blic

Futbollistët e kombëtares shqiptare janë paraqitur në urdhërat e trajnerit Gianni De Biasi për të kryer seancën e parë stërvitore në prag të duelit me Italinë, që do të luhet të premten e 24 marsit në Renzo Barbera të Italisë.

Timonieri i kuqezinjve nuk ka patur grupin e plotë në dispozicion pasi mungonin dy lojtarët e Terek Groznit Odise Roshi dhe Bekim Balaj, si dhe mesfushori i San Jose Earthquakes Jahmir Hyka.

Të 3 lojtarët do të jenë të gatshëm për trajnerin në ditën e dytë, teksa udhëtimi i tyre ka zgjatur më shumë sesa parashikimi.

Futbollistët janë shfaqur të qeshur në këtë ditë të parë, pasi ritakimi ndodh pas më shumë se 4 muajsh, që nga sfida ndaj Izraelit më 12 nëntor.

Menjëherë lojtarët kanë nisur detyrat, teksa janë parë të vecuar Ansi Agolli dhe Amir Abrashi, me kapitenin e kuqezinjve që vjen nga sfida e kampionatit e luajtur të dielën.

Trajneri De Biasi ka lejuar vetëm 10 minuta mediat të jenë të pranishme, duke vijuar me rregullin e tij për të kryer seancat stërvitore me dyer të mbyllura.

12/07/2017 17:48

Ekskluzive: Shefki Kuqi tregon se si i kërkuan para për ta veshur fanellën e Shqipërisë