Sporti

Kombëtarja bëhet me trajner

07/17/2017 12:38
nga:Y.K

Mbyllet odiseja e gjetjes së pasuesit të Xhani De Biazit, sepse “Sport Ekspres” mëson se zgjedhja tashmë është bërë dhe pritet zyrtarizimi brenda pak orësh: trajneri i ri do të jetë Kristian Panuçi.

Presidenti Duka ka qenë shumë i pavendosur në javët e fundit, pas bisedave me shumë trajnerë, duke përzgjedhur tre emra finalë: De Kanio, Panuçi e Sedorf.

De Kanio kishte në krah të tij eksperiencën, që Duka e kishte si kusht mjaft të rëndësishëm, por në ditët e fundit Panuçi ia arriti të bëhej zgjedhje e parë.

Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës ka grumbulluar shumë eksperiencë si ndihmës i Fabio Kapelos në drejtimin e Rusisë në periudhën 2012-2014 dhe kjo ka ndikuar jo pak në zgjedhjen e Dukës, që i ka besuar edhe emrit të madh të Panuçit si futbollist, një lojtar që ka punuar për shumë vite me Fabio Kapelon në vitet ’90.

11/06/2017 09:08

Agolli shuan polemikat për mosgrumbullimin: Tërheqjen nuk e kam menduar