Cool

Kjo video do iu bëjë të qani me loçkë të zemrës. Reagimi i vajzës kur dëgjon për herë të parë në jetë (VIDEO)

09/13/2017 21:38
nga:F.B

Ndonjëherë harrojmë të jemi falënderues për atë se si jemi krijuar pa të meta, shkruan Gazeta Blic.

Shumë njerëz në botë nuk i kanë privilegjet tona, dhe me sadopak mundësi po t’i kishin do të ishin tejet mirënjohës. Zakonisht vlen ajo thënia, “Kur e ke nuk ia di vlerën, pos kur ta humbasësh më pas e kupton ç ’vlerë ka pasur”.

Kjo grua që do ta shini në videon më poshtë për 29 vite nuk ka dëgjuar as edhe një zë të vetëm.

Ajo vetëm pasi ka pasur një impiant koklear të instaluar ka arritur ta ketë në funksion edhe shqisën e të dëgjuarit. Dhe ky është reagimi i saj kur ka dëgjuar vetveten teksa fliste, qeshte dhe qante, për të parën herë në jetën e saj, shkruan GazetaBlic.

Ngjarja e gjitha është regjistruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe video është publikuar në rrjetin për video amatore “LiveLeak”.

Ju ftojmë ta shikoni me zë dhe me vëmendje këtë video, me të vërtetë do t’iu prek shumë. / © GazetaBlic /

Kjo është video:

 

03/01/2017 15:37

“Akuza e dëgjuar se, shumë punë që janë bërë rreth demarkacionit nuk kanë qenë transparente, janë djallëzore”