Sporti

Kjo statistikë tregon që Reali “e ha për së gjalli” Atleticon

04/21/2017 13:05
nga:Y K

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e katër që këto dy skuadra takohen në Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit shkruan GazetaBlic.com

Dhe në tri përballjet e para skuadra e “Mbrëtrore” ka dal më e suksesshme.

Në vitin 2014, Real Madrid e mposhti në finale Atleticon 4-1 në në 30 minutat shtes, pasi që 90 minutat patën përfunduar 1-1.

Në vitin 2015 përsëri Reali e mposhti Atleticon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 1-0 nga dy ndeshjet.

Dhe qërshia mbi tortë për Realin ishte viti i kaluar kur Reali në penallti e mposhti Atleticon në finale.

Se kush do të fitojë kësaj radhe do të shohim me datat 2-3 maj, në Santiago, respektivisht 9-10 maj në “Vincete Calderon”./GazetaBlic.com

 

08/17/2017 00:47

Superkupa është e Real Madridit (VIDEO)